English

Pakistan - Arrin Në 900 Numri I Të Vdekurve Nga Përmbytjet

PESHAUAR, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Më shumë se 900 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e pazakonta që kanë goditur pjesën veriperëndimore të Pakistanit, sipas një bilanci të fundit të njoftuar sot nga autoritetet. Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për 862 të vdekur. Ekipet e shpëtimit dhe trupat ushtarake po bëjnë përpjekje për t'u ardhur në ndihmë mijëra personave të prekur nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit, më të rëndat të ndodhura ne vend, ndërkohë që autoritetet kanë njoftuar për rastet e para me sëmundjen e kolerës. Rreth 150 persona rezultojnë të zhdukur në këtë provincë veriperëndimore, ku familje të shumta jetojnë në fshatra të izoluar./ /ec/
KOMENTE