English

Plagosen dy punonjës të policisë së Kosovës

Prishtinë, 1 gusht, NOA – Dy persona kanë arritur të plagosin dy punonjës të policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Carraleves” në kryeqytetin e Kosovës.

Tre punonjës të policisë kanë qenë duke ushtruar detyrën e tyre duke kërkuar informacione ndaj dy të rinjve. Por mos bindja e tyre ka arritur deri në reagimin fizik ndaj punonjësve të policisë.Gjatë konfliktit njëri prej të rinjve ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur lehtë punonjësit e forcave të rendit.

Më pas ka qenë ndërhyrja e kolegëve të policive, të cilët kanë ardhur në mënyrë urgjente dhe kanë bërë të mundur shmangien e ndonjë incidenti më të rëndë.

“Tre pjesëtare të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj me kombësi shqiptare. Dy pjesëtare të PK-së kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka dërguar menjëherë në spital efektivat e plagosur për tu dhënë ndihmën e parë dhe ka arrestuar dy personat, si dhe ka sekuestruar armën më të cilën u bë sulmi.

NOA

KOMENTE