English

Presidenti gjerman: Fond ndihme për tragjedinë në Paradën e Dashurisë

Berlin, 1 gusht, NOA - Presidenti gjerman Christian Wulff ka kërkuar krijimin e një fondi ndihme për zbardhjen e katastrofës në Loveparade në Duisburg dhe emërimin e një ombudsman-i.

Në këtë mënyrë të afërmit e 21 viktimave mund të ndihmohen shpejt dhe në mënyrë joburokratike, tha Wulff për gazetën "Bild am Sonntag".

Wulff, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe politikanë të tjerë morën pjesë së bashku me të afërmit në një ceremoni të përmortshme që u mbajt në Duisburg në kujtim të viktimave të katastrofës.

Pas një takimi me të afërmit e viktimave, Merkel tregoi se ishte shumë e prekur. Për gazetën "Bild am Sonntag" ajo tha se nga kjo ngjarje e tmerrshme duhet të nxirren mësimet e duhura.

NOA/DV

KOMENTE