English

Shtetet e Bashkuara: Luftë Iranit, nëse prodhon armë atomike

SHBA, 1 gusht NOA - Kreu i ushtrisë amerikane Maikëll Malen, tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gati një plan sulmi kundër Iranit, në rast se ky i fundit prodhon armë atomike.

Një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit do të mund të kishte pasoja të padëshirueshme, deklaroi për kanalin NBC, gjenerali Maikëll Malen.

Megjithë pasojat e paparashikueshme, që do të kishte një sulm ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara, sipas Malen, nuk mund të lejojnë Iranin të vazhdojë pasurimin e uraniumit.

Ai tha se përpjekjet diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare dhe sanksionet e vendosura do ta bëjnë Iranin, që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Megjithatë sipas gjeneralit amerikan, plani i luftës është në tavolinë.

mit/NOA

KOMENTE