Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Itali - Zgjidhet Në Toskani Miss ''E Bukura ... Mbipeshë''!!!
English

Soft News - Itali - Zgjidhet Në Toskani Miss ''E Bukura ... Mbipeshë''!!!

FORKOLI, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Miss "E bukura mbipeshë", e zgjedhur sot në Forkoli, rajon toskan në afërsi të Pizës, Angela Scognamiglio, u shpreh "shumë e prekur", për fitoren e saj që e arriti falë peshës impresionuese prej 170 kilogramësh. "Jam shumë e mallëngjyer, më duket sikur kam fituar një llotari shumë të madhe", u shpreh për AFP, pas zgjedhjes së saj 33 vjeçarja, me origjinë nga Napoli, e cila arriti të linte pas rreth 30 konkurrente të tjera, ndër të cilat edhe Cynthia Fernanda Pereyra, 26 vjeçe, e cila peshonte jo më pak se 169.5 kilogramë. Si ishte përcaktuar edhe për 20 edicionet e tjera të konkursit, kriteri i vetëm për të mundësuar pjesëmarrjen ishte faktori peshë që duhej të ishte mbi 100 kilogramë. Pas një ditë të plotë të kaluar në njërin prej hoteleve më të njohur të rajonit ku ndodheshin nën kujdesin e artistëve të grimit dhe stilistëve të njohur, konkurrentet sfiluan para një publiku prej 2.500 spektatorësh, me veshje mbrëmjeje dhe disa prej tyre në veshje intime. Moment tepër i rëndësishëm ishte çasti i peshimit mbi një peshore të madhe në ngjyrë të kuqe me një barometër në formë rrethi./ /i.p/
KOMENTE