Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aeroporti Nderkombëtar I Rinasit: 9.8 % Më Shumë Pasagjerë Për 6 Muajt E Parë Të Vitit
English

Aeroporti Nderkombëtar I Rinasit: 9.8 % Më Shumë Pasagjerë Për 6 Muajt E Parë Të Vitit

TIRANE, 2 Gusht/ATSH-A.Gjonaj/ - Mbi 644 mijë persona kanë udhëtuar nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit në periudhën janar-qershor të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Tirana International Airport, 644 914 pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet këtij aeroporti gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke regjistruar në këtë mënyrë një rritje prej 9.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aeroporti gjithashtu, sipas këtyre statistikave, regjistroi 9,360 lëvizje të trafikut ajror (ATM) dhe ka përpunuar 921 ton mallra. "Këto shifra tregojnë një rritje prej 2.7 për qind të ATM-ve dhe 1.6 për qind të transportit të mallrave", benë të ditur burimet. Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken, deklaroi për mediat se "Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të rritet me ritme konstante vit pas viti", duke bërë të ditur se "gjashtëmujori i parë i vitit 2010 tregon shifra mjaft premtuese, duke konsideruar këtu faktin se piku për sezonin e verës pritet në muajt korrik dhe gusht". Sipas saj, pasagjerët të cilët fluturojnë nëpërmjet TIA-s, janë entuziastë dhe të gatshëm të shijojnë sezonin veror, ndërsa ne jemi të përgatitur t'u ofrojmë një mjedis të sigurtë, i cili plotëson të gjitha kërkesat e tyre. TIA vazhdon të publikojë rezultate pozitive, falë infrastrukturës së saj moderne. Xhiroja vjetore e TIA-s për vitin 2009 rezulton 28.9 milionë euro, shifër kjo që tregon potencialin e kompanisë. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010, linjat ajrore, të cilat kanë shënuar fluksin më të madh të pasagjerëve, janë Belleair (44%), Alitalia (12%), Albanian Airlines (8%), Austrian Airlines (6%) dhe Turkish Airlines (5.3%). Sot operojnë 14 linja ajrore, duke përfshirë këtu linjën e re ajrore Itali Airlines. Linjat ajrore e lidhin kryeqytetin me 34 destinacione të ndryshme. Kjo rritje e vazhdueshme në shifra vërteton jo vetëm tërheqjen ndaj Shqipërisë si një vend potencial për biznes apo si destinacion turistik, por gjithashtu tregon dhe standardet e larta të shërbimit, të niveleve evropiane, të cilat ofrohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Që nga 23 prilli 2005, të gjitha përgjegjësitë për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza" i takojnë Tirana International Airport SHPK (TIA), një kompani shqiptare, me pronësi gjermano-amerikane. Aksionerët janë HOCHTIEF AirPort, DEG Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft dhe Fondi Shqiparo Amerikan i Ndërmarrjeve. Mbështetur në njohuritë dhe përvojën e aksionerëve të saj, në menaxhim dhe financim, TIA zgjeroi aeroportin më 9 shtator 2009, duke vendosur standarde të reja në shërbim dhe komoditet. Terminali i ri i pasagjerëve ka filluar punën më 22 mars 2007. Një terminal i ri kargo dhe rruga e re hyrëse janë në funksion duke filluar nga pranvera e 2007-ës. Më shumë se 70 milionë euro janë investuar për ndërtimin dhe zgjerimin e aeroportit duke filluar nga viti 2005./s.s./
KOMENTE