Afganistan - Pesë Fëmijë Vriten Në Një Atentat Me Autobombë Në Jug
					  KANDAHAR, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Të paktën pesë fëmijë gjetën vdekjen dhe një tjetër u plagos sot në një atentat kamikaz me autobombë që kishte si objektiv një zyrtar të provincës Kandahar, njoftuan AFP-në autoritetet lokale.
     Autobomba, një makinë e tipit Toyota Corolla, e bardhë, e drejtuar nga një kamikaz kishte në objektiv guvernatorin e distriktit Nand, një sektor që ndodhet në jug të provincës Kandahar, njoftuan autoritetet 
     "Autobomba shpërtheu përpara arritjes së objektivit. Pesë fëmijë gjetën vdekjen dhe një tjetër u plagos", bëri të ditur selia e guvernatorit të provincës Kanahar.
     Disa minuta më pas, ndërkohë që në zonë po vinin skuadrat e shpëtimit, shpërtheu një bombë artizanale.
     Sipas burimeve pranë guvernatorit të provincës, bomba nuk ka shkaktuar viktima. Sipas guvernatorit të distriktit, një polic u plagos lehtë.
     Rebelimi i talebanëve është fuqizuar që prej katër vjetëve, duke zgjeruar fushën e veprimit  pothuaj në të gjithë territorin e vendit, pavarësisht përforcimeve të vazhdueshme të trupave ndërkombëtare, sidomos amerikane.
/I.Pu. 				
				
				
