Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 2 Gusht 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 2 Gusht 2010

---------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ JERUSALEM - Ndjekje e situatës pas goditjeve me raketa në Eilat në jug të Izraelit dhe Aqaba në Jordani ku janë plagosur katër persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë. MOSKË/VORONEJ - Kryeministri rus Vladimir Putin takohet në orën 10:00 me guvernatorët e rajoneve të prekura nga zjarret e paprecedentë që kanë shkaktuar deri tani 34 të vdekur dhe vazhdojnë të djegin mijëra hektarë. PESHAWAR - Ndjekje e situatës së përmbytjeve të paprecedenta që kanë përfshirë veriperëndimin e Pakistanit dhe që, deri tani, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 1 100 personave, ndërkohë që mijëra të tjerë kanë mbetur të izoluar nga ujërat dhe të rrezikuar nga epidemitë. NJU ORLINS - Ndjekje e luftës kundër shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që inxhinierët janë duke përfunduar një manovër të re për mbylljen e pusit shkaktar të katastrofës. TË TJERA -------------- PARIS - Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, i cili ndodhet për vizitë në Francë deri më 5 gusht, takohet me homologun francez Nicolas Sarkozy duke filluar nga ora 17:00 në Elize. JOHANESBURG - Drejtësia afrikanojugore rifillon debatet lidhur me dënimin që duhet t'i jepet ish-shefit të policisë dhe ish-presidentit të Interpolit, Jackie Selebi, i cili, në muajin korrik, është shpallur fajtor për korrupsion. /I.Pu.
KOMENTE