Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Borchardt: Investitorët gjermanë, interes për Shqipërinë
English

Berisha-Borchardt: Investitorët gjermanë, interes për Shqipërinë

Tiranë, 2 Gusht, NOA – Investitorët gjermanë po tregojnë gjithmonë e më tepër interes për të investuar në Shqipëri, e kjo, falë edhe kushteve të favorshme të krijuara nga qeveria shqiptare për biznes dhe investime.

Një fakt të tillë, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt, ia komunikoi kryeministrit gjatë takimit Berisha me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.

Në këtë kuadër, ai përmendi edhe çeljen e Dhomës Gjermane të Tregtisë, e cila pritet t’i jap një shtysë të mëtejshme këtij interesi dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare midis të dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha, e falenderoi ambasadorin gjerman për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve dhe vlerësoi kontributin që Borchardt dhe stafi i ambasadës në Tiranë ka dhënë në forcimin e zgjerimit e lidhjeve të gjithanshme dhe marrëdhënieve të ngushta të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve e popujve.

Më tej në takim u rikonfirmua fakti se gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet midis dy vendeve kanë shënuar progres dhe arritje të reja në shumë fusha, si në fushën e arsimit, në bashkëpunimin në fushën ekonomike e financiare, në fushën e energjetikës dhe infrastrukturave të lidhura me të por edhe në kuadrin shumëpalësh në veçanti në kuadër të NATO-s dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

Një ndër ngjarjet e rëndësishme që tregon për Së fundmi, në takim u ripohua vendosmëria e dy vendeve dhe qeverive për të konsoliduar edhe më tej miqësinë si dhe për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin midis të dy vendeve, në të gjitha fushat, si në kuadrin dypalësh ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në dobi të interesit dhe të mirës së ndërsjellët të të dy popujve miq.

n.e/NOA

KOMENTE