Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Francë - Presidenti Pakistanez Bisedon Për Terrorizmin Dhe Afganistanin
English

Francë - Presidenti Pakistanez Bisedon Për Terrorizmin Dhe Afganistanin

PARIS, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari, ndodhet për vizitë zyrtare në Francë dhe pritet të takohet sot me Nicolas Sarkozy me të cilin do të bisedojë për Afganistanin dhe luftën kundër terrorizmit, njoftojnë burime pranë ambasadës së Pakistanit në Paris. Zardari, i cili mbërriti dje në mbrëmje në Paris, pritet të zhvillojë sot orët e fundit të pasdites një takim me presidentin francez dhe më tej do të vizitojë në muzeun e arteve aziatike Guimet ekspozitën për "artet e Ghandaras". Të martën në mesditë, Zardari, bashkëshorti i ish-kryeministres së vdekur Benazir Bhuto, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm francez Bernard Kouchner përpara se të largohet pas disa orësh për një vizitë private në Normandi ku familja Bhuto ka një rezidencë. Sipas presidencës franceze në Afganistan, "gjatë vizitës do të trajtohen çështje të sigurisë dhe lufta kundër terrorizmit, situata rajonale si dhe bashkëpunimi ekonomik". Kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur disa dokumente sekrete të ushtrisë amerikane të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks flasin për lidhje mes Pakistanit dhe rebelëve afganë. Franca është e pranishme në Afganistan me një kontigjent prej rreth 4 000 trupash. Zardari pritet të largohet nga Franca nesër në mbrëmje për të shkuar në Londër ku do të takohet me kryeministrin britanik David Cameron, i cili e akuzoi javën e kaluar Pakistanin për nxitjen e "eksportit të terrorizmit". /I.Pu.
KOMENTE