Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hagë, Haradinaj kërkon lirim deri në gjykim
English

Hagë, Haradinaj kërkon lirim deri në gjykim

Hagë, 2 gusht, NOA - Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar sot Gjykatës së Hagës, që të lirohet përkohësisht deri në fillimin e procesit gjyqësor.

Në kërkesë e paraqitur nga avokatët e liderit të AAK-së, Haradinaj, shkruhet se “nëse lirohet, Haradinaj, nuk do të paraqesë rrezik për dëshmitarët dhe se nuk ekziston rreziku për ikjen e tij”.

Sipas avokatëve të Ramush Haradinaj, nuk ekziston asnjë dëshmi e rrezikimit të ndonjë dëshmitari si pasojë e lirimit të liderit të AAK-së, pas gjykimit të shkallës së parë dhe lirimit të tij, para katër vitesh.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, vendosi në seancën e mbajtur më 21 korrik të këtij viti, një ditë para opinionit të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që procesi kundër tre të akuzuarëve për krime lufte, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimit, të gjykohet pjesërisht.

mit/NOA

KOMENTE