English

Kapshticë: Vazhdon Kthimi I Emigrantëve Për Pushimet Verore

KAPSHTICË, 2 Gusht /ATSH-Behar Fejzulla/ - Vazhdon kthimi i emigrantëve për pushimet verore në vendin tonë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Sipas komandantit të Stacionit të Policisë Kufitare të kësaj Pike, Dritan Sheme, ditën e hënë, deri në orën 14: 00, në këtë Pikë, kanë hyrë 1400 emigrantë dhe 360 automjete. Policia ka punuar dhe po punon me 6 sportele, duke eleminuar vonesat dhe radhët e gjata. Edhe nga pala greke, në këtë Pikë Kalimi nuk ka patur vonesa dhe radhë të gjata. Nga policia e qarkullimit rrugor janë ngritur dhe qarkullojnë patrulla të lëvizëshme që kontrollojnë zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve për parandalimin e ndonjë aksidenti të mundshëm. Gjatë muajit korrik, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës janë kthyer 73.380 emigrantë dhe kanë hyrë 20.626 automjete. Po gjatë këtij muaji, në këtë Pikë Kalimi kanë hyrë 5992 shtetas të huaj, kryesisht për qëllime turistike, çka dëshmon se Shqipëria është kthyer për ta, në një destinacion turistik./ch/
KOMENTE