Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kjo është e ardhmja e Evropës
English

Kjo është e ardhmja e Evropës

Një strehë mbarë-evropiane për sigurinë dhe të drejtat e njeriut

Ekziston një interes dhe vendosmëri e fortë në Bruksel, Strasburg dhe Vjenë për t'u dërguar një sinjal të qartë – qeverive tona dhe popujve të Evropës – se institucionet evropiane janë të vendosura për të punuar ngushtë së bashku në mënyrë produktive, konstruktive dhe të efektshme. Së bashku, ne do të mund të arrijmë atë për të cilën jemi krijuar – liri, stabilitet dhe prosperitet për qytetarët tanë. Kjo është e ardhmja e Evropës

Nga Thorbjørn Jagland

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës

Zhvillime shumë të rëndësishme po ndodhin në Evropë. Më 1 dhjetor të vitit të shkuar, hyri në fuqi Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian. Neni 6 i Traktatit thotë se BE-ja do të miratojë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ky miratim do të jetë një ngjarje e një rëndësie të madhe politike dhe ligjore, jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për Këshillin e Evropës dhe qytetarët e 47 vendeve të tij anëtare.

Ajo që gradualisht po gjen vend është një zonë e re mbarë-kontinentale dialogu, bashkëpunimi dhe ndërveprimi në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.

Bashkimi Evropian është një lojtar global dhe me ndikimin e tij të madh politik e ekonomik, do të vazhdojë të luajë rolin drejtues në këtë proces. Edhe Këshilli i Evropës, si kujdestari i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, do të luajë një rol kryesor. Dhe, sigurisht, tabloja nuk është e plotë pa rolin dhe kontributin jetësor të OSBE-së.

Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët – ndaj qytetarëve që përfaqësojmë – për të bashkëpunuar sa më afër që të jetë e mundur, gjë që është e nevojshme për të përmbushur mandatet tona. Këto mandate nuk janë identike, në shumë aspekte ato dallojnë në mënyrë domethënëse, por objektivi përfundimtar është po ai: një Evropë e lirë, e sigurt, e qëndrueshme dhe vërtet pa vija ndarëse. Çelësi i të kuptuarit të natyrës së marrëdhënies dhe bashkëpunimit tonë është ai koncept që ndonjëherë quhet siguri e butë, ndonjëherë siguri e thellë dhe ndonjëherë stabilitet demokratik. Më lejoni t'jua shpjegoj.

Gjashtëdhjetë vjet më parë, Evropa mbërriti në një udhëkryq. Mësimi i nxjerrë nga dy luftëra të tmerrshme që kishim përjetuar ishte se një paqe e qëndrueshme duhet të bazohet në më shumë sesa në stabilitetin ushtarak.

U vendosën norma dhe standarde për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, të zbatueshme dhe të detyrueshme për të gjithë, dhe lindi koncepti i sigurisë së butë.

U themelua Këshilli i Evropës për t'u kujdesur për këtë dimension sigurie. Më vonë, u mblodh Konferenca e Helsinkit dhe u krijua OSBE-ja, duke përcaktuar rregulla të përbashkëta për një bashkë-ekzistencë paqësore. Evropa bëri përpara, duke shkuar nga nacionalizmi në internacionalizëm.

Bashkimi Evropian i ka dhënë jashtëzakonisht shumë këtij dimensioni të sigurisë së butë përmes integrimit ekonomik dhe politik të shteteve të tij anëtare. Standardet e Këshillit të Evropës për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës kanë shërbyer si bazë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe për zgjerimin e tij.

Ideja e kombinimit të sigurisë së thellë me sigurinë e butë vlen ende, edhe për përpjekjet e forcimit të parashikueshmërisë dhe stabilitetit në Evropë. Siguria e thellë nuk mund të funksionojë pa sigurinë e butë apo anasjelltas.

Kjo është edhe arsyeja për të cilën OSBE-ja ka zhvilluar dimensionin e saj njerëzor dhe një sistem angazhimesh politike që lidhen me qëndrimin demokratik dhe atë ndaj të drejtave të njeriut të shteteve të saj pjesëmarrëse. Ky është, dhe duhet të mbetet, një element i domosdoshëm i punës së OSBE-së në fushën e sigurisë. Fakti që Këshilli i Evropës ka zhvilluar sistemin më gjithëpërfshirës të standardeve ligjore të detyrueshme në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës nuk e kundërshton në asnjë lloj mënyre këtë fakt. Ne nuk mund të konkurrojmë, nuk duhet dhe nuk do të konkurrojmë, por duhet të bashkëpunojmë dhe, sa herë që të jetë e mundur, të plotësojmë dhe jo të përsërisim punën e njëri-tjetrit.

Si Këshilli i Evropës, ashtu edhe OSBE-ja, janë organizata ndërqeveritare dhe në fund të fundit ne mbajmë përgjegjësi para qytetareve dhe taksapaguesve evropianë për të bërë më të mirën me paratë e tyre.

Unë besoj se ekziston një interes dhe vendosmëri e fortë në Bruksel, Strasburg dhe Vjenë për t'u dërguar një sinjal të qartë – qeverive tona dhe popujve të Evropës – se institucionet evropiane janë të vendosura për të punuar ngushtë së bashku në mënyrë produktive, konstruktive dhe të efektshme. Së bashku, ne do të mund të arrijmë atë për të cilën jemi krijuar – liri, stabilitet dhe prosperitet për qytetarët tanë. Kjo është e ardhmja e Evropës.

KOMENTE