English

Lushnje: Ndalohen 4 Te Rinj Per Falsifikim Dhe Trafik Narkotikesh

LUSHNJE, 2 Gusht /ATSH -Rr.Isufaj /. - 4 të rinj nga qyteti i Tiranës janë ndaluar sot nga policia e Lushnjes nën akuzat "falsifikim të kartmonedhave" dhe "mbajtje dhe prodhim i lëndëve narkotike". Burime zyrtare të policisë lokale thanë për ATSH-në se "si rezultat i një aksioni të përbashkët mes efektivave të policisë së Fierit dhe atyre të Durrësit, u bë i mundur ndalimi i shtetasve Ani Ibrahimi, Erjon Braho, Ledio Kambo e Drini Skuka, nga qyteti i Tiranës, përkatësisht të moshës 21, 22, 23 dhe 22 vjeç". Aktiviteti i paligjshëm i katër të rinjve u zbuluan në një pikë furnizimi me karburant afër vëndit të quajtur "Pushimi i shoferit", në rrugën nacionale Fier-Lushnje, kur tentuan te furnizonin me euro false automjetin tip Benz me targa TR 1282 N, me të cilin udhëtonin. Sipas policisë, ata u larguan me shpejtësi në drejtim të Tiranës. Por, efektivat e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Ekonomik, ne bashkepunim me ato të Drejtorisë së Policisë së Durrësit, kanë mundur t'i ndalojnë në qytetin e Durrësit. "Gjatë kontrollit në automjetin e tyre u gjetën 9 porcione të ndara në qese plastmasi, me peshë 3.6 gram, që dyshohet si kokainë, nje sasi e vogel lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, si dhe 6 copë kartmonedha euro të prerjes 50, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thanë burimet policore. /a.ke/
KOMENTE