Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Ligji organik për Presidentin do të bashkojë mazhorancën
English

Meta: Ligji organik për Presidentin do të bashkojë mazhorancën

Tiranë, 2 gusht, NOA – Pas debateve kundërshtuese dhe sulmit të PD-së, ndaj kreut të shtetit, lidhur me mosemërimin nga Presidenti, të kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka deklaruar sot se është mbështetës i një projektligji, që do të garantonte veprimtarinë kushtetuese të Presidentit të Republikës.

Në një takim me mediat, zëvendëskryeministri pohoi se një ligj i tillë do të bashkonte mazhorancën, duke ulur dorazi edhe tonet kundërshtuese mes saj dhe Presidentit.

“Nuk mund të shënohet një ligj organik për të cënuar kompetencat kushtetuese të një institucioni tjetër, por çdo ligj organik duhet bërë në frymën e bashkëpunimit, dhe të synojnë gjithmonë respektimin e Kushtetutës”, deklaroi meta.

Sipas tij, institucionet duhet të bashkëpunojnë me përgjegjshmëri për të mos bllokuar Gjykatën Kushtetuese.

Sa i përket konfliktit më të fundit të Partisë Demokratike me Presidentin, për çështjen e kryetarit të GJK-së, zëvendëskryeministri dhe lideri i LSI-së, Meta, tha se këto probleme duhen zgjidhur duke respektuar kushtetutën dhe duke bashkëpunuar, parime që duhet të respektohen, edhe pas hartimit të një ligji organik për Presidentin.

Lideri i LSI-së, në këtë kontekst theksoi se “LSI ka një qëndrim të qartë, që në marrëdhëniet mes institucioneve duhet bashkëpunim dhe jo konflikt”.

Meta nënvizoi se LSI nuk do të bëhet palë me askënd dhe i askujt, por kërkon vetëm të respektohen institucionet.

“Për emërimin e kreut të Kushtetueses ekzistojnë të gjithë instrumentet për të verifikuar kushtetueshmërinë e çdo veprimi apo mosveprimi”, sqaroi zëvendëskryeministri.

Edhe në këtë takim kryetari i LSI-së, i ka mëshuar nevojës dhe rëndësisë së realizimit sa më parë të reformës zgjedhore, duke qenë brenda pak ditësh pritet që Presidenti Bamir Topi të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore, që do të jenë në fund të pranverës apo në fillimverën e vitit 2011.

mit/NOA
KOMENTE