Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani, KLD-së: Emërimet në gjyqësor vetëm në bazë të sistemit të vlerësimit
English

Nishani, KLD-së: Emërimet në gjyqësor vetëm në bazë të sistemit të vlerësimit

Tiranë, 2 gusht, NOA –Duke iu referuar shqetësimit të ngritur nga ekspertët e BE-së, për transparencën në gjyqësor, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani ka kërkuar që emërimet dhe transferimet e gjyqtarëve të shtyhen derisa ky institucion të marrë masa për të hartuar sistemin e pikëzimit në bazë, të të cilit krijohet edhe lista e renditjes së gjyqtarëve, nga e cila duhet të varen edhe fatet e gjyqtarëvë në rast emërimi dhe transferimi.

Këtë kërkesë ministri i Drejtësisë e ka adresuar në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas ministrit, ky hap vjen pas publikimit të raportit ekipit të eksperteve për vizat, i cili ishte i shqetësuar për transparencën në gjyqësor.

“Ekspertët flasin për aspektin më teknik dhe dyshimet, që shoqërojnë procesin e emërimeve në shkallë të tjera të gjykatave. BE kërkon më shumë transparencë në KLD dhe i kërkon atij, që të zbatojë sistem vlerësimi për emërimet e mëtejshme”.

Në një koment për mediat ministri i Drejtësisë, theksoi se arsyet që e çuan në këtë vendim, erdhën pasi një mision i ekspertëve të BE-së për vlerësimin e ecurisë për udhërrëfyesin për heqjen e regjimit të vizave, doli në përfundimin se “është i shqetësuar për transparencën e KLD-së në emërimet në gjykatat e shkallës së parë dhe më tej”

Në vijim të komentit të tij, ministri Nishani, citon raportin ku thuhet se “mungesa e vendimit të motivuar dhe fakti, që nuk ka asnjë mundësi për të ankimuar këtë vendim, nxisin spekulimet dhe mosbesimin, edhe sikur vendimi i KLD-së të jetë i saktë. Ekspertët dëgjuan pretendime se vendimet dominohen nga pazaret për favore reciproke, citoi ministri i Drejtësisë, raportin e ekspertëve të BE-së, për udhërrëfuyesin për heqjen e vizave”.

Sipas Nishanit në raport përmendet moszbatimi i Ligjit për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, i cili sipas vlerësimeve përmban një dispozitë për krijimin e "një liste të përhershme të renditjes së gjyqtarëve" (neni 14), e cila rendit gjyqtarët sipas rezultateve të vlerësimit të tyre dhe bazohet në kriteret e vlerësimit të hartuara nga KLD-ja.

Por, sipas Nishanit, ekspertët e BE-së, vunë re se kjo listë deri më sot nuk ekziston. “Ligji për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, që rregullon vlerësimin e gjyqtarëve (neni 13), nuk trajton pozicionin dhe rolin e gjyqtarëve në procesin vlerësues. I takon KLD-së që të rregullojë detajet”, thuhet më tej në raport, duke i vënë përgjegjësi KLD-së për krijimin e kësaj situate.

Nga vlerësimi i ekspertëve të BE-së, kuptohet qartë se ata janë në alarm të madh për KLD-në.

Duke iu referuar kësaj situate ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, shtoi se “I kërkova KLD-së, që derisa sa sistemi i pikëzimit të jetë i disponueshëm dhe i gatshëm, KLD nuk do të bëjë emërimet”.

Nishani garantoi se “Ministria e Drejtësisë është e gatshme ta mbështesë KLD-në, në hartimin e sistemit të pikëzimit duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm faktin se vendimet për emërimin e gjyqarëve duhet të bëhen duke patur parasysh sistemin e pikëzimit”.

mit/NOA
KOMENTE