Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia E Shtetit, Plan Masash Për Parandalimin E Krimit
English

Policia E Shtetit, Plan Masash Për Parandalimin E Krimit

TIRANË, 2 Gusht /ATSH - M.Shkurta /.- Përballimi dhe ndjekja në mënyrë dinamike e situatës kriminale, si dhe intensifikimi i shërbimeve policore nga ana e strukturave të policisë në të gjithë vendin, ishte tema e takimit të sotëm që zv/drejtori i Përgjithshëm i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Agron Kuliçaj, zhvilloi me drejtues të policive në qarqe. Me synim parandalimin e krimit në përgjithësi, veçanërisht të krimeve ndaj personit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka hartuar një plan masash, si dhe ka planifikuar një sërë kontrollesh në qarqe nga një grup pune i ngritur posaçërisht për përballimin e kësaj situate. Në planin e masave përfshihet mbajtja nën kontroll dhe menaxhimi i situatës në lidhje me luftën ndaj krimit në përgjithësi, veçanërisht gjatë kësaj periudhe me prurje të madhe të emigrantëve, ku përfshihen edhe shumë elementë të krimit. Gjatë takimit, rëndësi e veçantë iu kushtua luftës kundër trafiqeve të paligjshme, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe hetimi i aseteve kriminale, për të cilat do të vijojnë kontrollet e vazhdueshme në çdo qark të vendit. /a.ke/
KOMENTE