English

Ramirez shumë pranë kalimit tek Çelsi

Portugali, 3 Gusht NOA - Mesfushori i Benfikës dhe i përfaqësueses braziliane Ramirez, një ndër të paktit që ka zhvilluar një botëror të mirë tek kjo skuadër, me sa duket do të kalojë tek skuadra e Çelsit për një shifër prej 22 milionë eurosh.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta sportive portugeze “Record”, e cila ka shtuar se në ditët e kaluara skuadra e Benfikës ka shitur dhe pjesë të kartonit të lojtarit tek një grup sipërmarrësish, të cilët me sa duket janë pjesë e marrëveshjes me Çelsin.

Megjithatë ajo që duhet thënë është se ende nuk është zyrtarizuar lajmi i transferimit të Ramirez tek skuadra angleze.

r.b/NOA

KOMENTE