Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Dosjet sekrete në internet, jeta e ushtarëve në rrezik
English

SHBA: Dosjet sekrete në internet, jeta e ushtarëve në rrezik

Uashington, 2 Gusht, NOA – Jeta e shumë ushtarëve amerikanë të angazhuar në konfliktin luftarak të Afganistanit paraqitet në rrezik pas publikimit të dosjeve sekrete amerikane në internet lidhur me luftën në këtë vend.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë shefi i Shtatmadhorisë në ushtrinë amerikane, sipas të cilit, ky fakt ka shumë të ngjarë të shkaktojë dëme në njerëz në radhët e trupave të koalicionit dhe forcave afgane.

Admrali Mike Mullen gjatë një prononcimi për mediat lidhur me një fakt të tillë, vuri në dukje se pasi kanë shqyrtuar mirë dosjet e internetit, ekstremistët talebanë pohuan se do të vënë në shënjestër afganët që përmenden në dokumenta si agjentë të forcave të koalicionit, por edhe ushtarët amerikanë të përfshirë.

Për Mullen, kjo përbën një ngjarje të paprecedent për atë që mund të shkaktojë.

Ndërsa pak ditë më parë, shefi i Pentagonit, Robert Gates, do të shprehej lidhur me një fakt të tillë se drejtuesit e faqes Uikileaks mbajnë përgjegjësi morale mbi publikimin e këtyre dokumentave sekrete, pasi nuk kanë marrë parasysh pasojat e një akti të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE