Shba - Obama: Përparime Në Afganistan Pavarësisht Vështirësive
					  UASHINGTON, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur përparime në Afganistan, pavarësisht vështirësive të mëdha.
     "Përballemi me vështirësi të mëdha në Afganistan. Por, e rëndësishme është që kemi arritur përparime të mëdha'', deklaroi presidenti Obama përpara veteranëve të luftës në Atlanta, Xhorxha./
a.jor. 				
				
				

 
    