English

Shba - Tre Të Vdekur Nga Rrëzimi I Një Avioni Kargo Në Alaskë

UASHINGTON, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Një avion kargo ''Fairchild C-123'' u rrëzua sot në parkun kombëtar ''Denali'' të shtetit të Alaskës, në SHBA duke shkaktuar të paktën tre të vdekur, njoftuan sot autoritetet amerikane. "Ndodheshin tre persona në bordin e avionit dhe duket se nuk ka asnjë të mbijetuar nga aksidenti", sipas një deklarate të bërë nga burimet zyrtare të parkut kombëtar. Aksidenti ndodhi rreth 23:00 GMT, në një faqe të malit Healy. Një avion kargo ushtarak amerikan ''C-17'' u rrëzua të mërkurën në bazën ajrore ushtarake ''Elmendorf'' në Anchorage, Alaskë, duke shkaktuar vdekjen e të katërt anëtarëve të ekuipazhit./ /i.p/
KOMENTE