Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqata E Bankave: Frenohet Rritja E Kredive Me Probleme
English

Shoqata E Bankave: Frenohet Rritja E Kredive Me Probleme

TIRANE, 2 Gusht /ATSH-E.Xhajanka/- Rritja e nivelit të kredive me probleme është frenuar në 11.7 për qind për të tretin muaj radhazi. Ky fakt konstatohet nga Shoqata e Bankave. Sipas të dhënave të fundit, në fund të muajit prill niveli i kredive të pakthyera u vlerësua në 11.7 për qind, po aq sa edhe në dy muajt e mëparshëm. Ndërkohë, edhe për këtë periudhë bankat tona kanë rezultuar me fitim. Sipas të dhënave, fitimi progresiv i sistemit bankar për katër muajt e parë të këtij viti arriti në 2.3 miliardë lekë, me një rritje prej 46 për qind krahasuar me muajin mars. Ky rezultat është dukshëm më i mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Frenimi i kredive të këqija është një lajm i mirë për klientët e bankave dhe ekonominë në përgjithësi, pasi përmirësimi i këtij treguesi ndikon në vendimin e sistemit bankar për të dhënë më shumë hua për individët dhe bizneset, duke mbështetur kështu financiarisht aktivitetin ekonomik të vendit./s.s./
KOMENTE