Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UNESCO përfshin edhe 15 mrekulli në Listën e Trashëgimisë Botërore
English

UNESCO përfshin edhe 15 mrekulli në Listën e Trashëgimisë Botërore

Vjenë, 2 Gusht, NOA – Edhe pesëmbëdhjetë mrekulli të botës, janë përfshirë së fundmi në Listën e Trashëgimisë Botërore nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, në seancën e mbajtur në Brazilia.

Dy të parat, u komunikuan pra pak ditësh dhe u mësuan se është zona malore e Sri Lankas qendrore dhe Papah?naumoku?kea, e cila ndodhet rreth 250 km në veriperëndim të ishujve Havai dhe izolohet nga ishuj të vegjël, që mbulojnë rreth 1931 km2.

Në këtë garë konkurruan rreth 30 vende me bukuritë e tyre dhe vetëm 15 u futën në listën e përzgjedhur për mbrojtje nga agjencia e njohur e OKB-së për monumentet e Kulturës në të gjithë botën.

Ato u klasifikuan si objekte me "vlera e tyre universale” dhe i shtohen tashmë 890 të tillave, tashmë të regjistruara në këtë listë sipas Konventës së UNESCO-s të vitit 1972 mbi mbrojtjen e trashëgimisë botërore, duke përfshirë 689 objekte kulturore, 176 natyrore dhe 25 të përziera, në 148 vende të botës.

Objektet e reja të përfshira, mësohet se janë objektet e veçanta të ndërtuara në zonën e kanalit të Amsterdamit ndërtuar në fund të shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë; qyteti perandorak i Thang Long-Hanoi në Vietnam, monumentet historike të provincës Dengfeng në Kinë, parku arkeologjik i Sarazm në Taxhikistan, qyteti mesjetar Albi në Francë, qytet pazari i Tabrizit në Iran dhe ata Diriyah & Turaif në Arabinë Saudite, plazhet e Australisë, Mantar Jantar në Indi, komplekset dhe sufitë e shenjta të Ardabilit në Iran, ato të Bikinit (teatër bërthamor), Ishujt Marshall, fshatrat Haho dhe Yangdong në Kore, natyra e Ngorongoros në Tanzani.

Këto janë dy hyrjet e reja në Listën e Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESCO me 892 objekte dhe zona tashmë në të gjithë botën, ku mes tyre edhe qyteti i Beratit apo ai i Gjirokastrës në vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE