English

Urgjent - Pakistan - Përmbytjet Shkaktojnë Mbi 1 500 Të Vdekur

PESHAWAR, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Përmbytjet më të rënda në 80 vitet e fundit në Pakistan kanë shkaktuar deri tani më shumë se 1 500 të vdekur dhe kanë prekur mbi 2,5 milionë persona, deklaroi ministri pakistanez i Shëndetësisë, Syed Zahir Ali Shah. Reshje të jashtëzakonshme shiu kanë provokuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në një shkallë të paprecedentë, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra personave dhe shkatërrimin e mijëra hektarë të mbjellave me kultura bujqësore në Peshawar, një nga provincat më të varfra të Pakistanit./ a.jor.
KOMENTE