Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy vëllezër grabitin me dhunë një restorant
English

Dy vëllezër grabitin me dhunë një restorant

Athinë, 3 Gusht 2010 NOA – Me zemër të ngrirë kanë qëndruar për disa minuta klientët e një restoranti në Athinë, kur dy djem të pamaskuar, hynë brenda dhe nën kërcënimin e armës kërkuan të plaçkitin nën paralajmërimet se do të hapnin zjarr nëse nuk u bindeshin urdhrave të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës në një restorant i cili ndodhet në rrugën “Korinthu” dhe për protagonistë ka dy djem shqiptarë, vëllezër përkatësisht 26 dhe 30 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë disa minuta më vonë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA duke cituar burime zyrtare të policisë greke.

Nga marrja e dëshmive në vendngjarje, rezultoi se dy vëllezërit shqiptarë kishin hyrë në restorant dhe kanë kërkuar që të zbrazej kasa e parave.

Nën kërcënimet se do të qëllonin për mosbindje, kanë arritur të marrin paratë që gjendeshin aty, vetëm 600 euro.

Më tej, pa trazuar askënd, kanë dalë nga restoranti dhe janë larguar në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së mundshme policore.

Punonjësi i restorantit ka telefonuar policinë dhe kjo e fundit mbërriti me shpejtësi duke rrethuar zonën.

Në pak minuta, dy vëllezërit u arrestuan pa rezistencë, pak kilometra më tutje në Shën Sofi ku edhe banonin me qera.

Hetimet nxorën se të dyshuarit, kanë kryer dhe një seri grabitjesh të tjera, të ngjashme, duke përfituar shuma të ndryshme parash përmes plaçkitjeve, por pa lënduar njerëz.

Bëhet fjalë për grabitje të kryera ditë më parë, njëra në picerinë e ndodhur te sheshi “Pirosvestiou” dhe tjetra, një klub nate në Patra.

Nga kontrolli i kryer në banesën e të dyshuarve, u gjetën armë zjarri me të cilat kryheshin grabitjet.

Të dyshuarit pranuan gjatë marrjes në pyetje nga policia se një pjesë të grabitjeve i kryenin me maska dhe të tjera, të pambuluar. Shumat që grabisnin nuk shkonin më shumë se një mijë euro.

n.s/r.n/NOA

KOMENTE