Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet me kokainë, ndalohet i riu
English

Kapet me kokainë, ndalohet i riu

Tiranë, 3 Gusht, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj 27-vjeçarit Ali Alla, banues në kryeqytet.

Kjo pasi siç ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, e kanë kapur në flagrancë, në rrugën “Siri Kodra” me një sasi lënde narkotike, e dyshuar si e llojit kokainë.

Mësohet se sasia ka qenë prej 0.2 gramësh, e rezultuar pas një kontrolli të ushtruar ndaj të lartpërmendurit.

Më tej, u bllokua në cilësinë e provës materiale, kjo sasi lënde narkotike, si edhe një telefon celular i markës “Nokia”.

Ndërsa materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të tij do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE