Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Problemet e klimës, diskutohen sot në samitin e ri të Bonit
English

Problemet e klimës, diskutohen sot në samitin e ri të Bonit

Bon, 3 Gusht, NOA – Pas dështimit të Samitit të Kopenhagenit në fund të vitit 2009 për një marrëveshje botërore mbi klimën, liderët ndërkombëtarë të mjedisit dhe klimës, do të organizojnë sot një samit të ri për të diskutuar problematikat e tyre.

Kështu, ekspertët janë duke përgatitur në kryeqytetin e Republikës Federale Gjermane, Bon, samitin botëror të klimës në të cilin do të vijohet debati i iniciuar gjatë vitit të kaluar në Kopenhagë mes tyre, por që për fat të keq, nuk rezultoi dot me një marrëveshje mes palëve.

Mësohet se Samiti i Bonit i nis sot punimet dhe ai do të mbledhë përballë njëri-tjetrit negociatorë të qeverive nga e mbarë bota.

Ata sot takohen në Bon, ndërsa do të përgatiten gjithashtu për samitin e ardhshëm botëror të klimës në fund të vitit.

Realisht, bisedimet për një marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës kanë ngecur dhe duhet ditur se marrëveshja ekzistuese, nën emrin “Protokoll i Kiotos” vlen vetëm deri në 2012-ën.

n.e/NOA

KOMENTE