Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Berisha po u rrëmben kopshtin fëmijëve
English

Shalsi: Berisha po u rrëmben kopshtin fëmijëve

Tiranë, 3 Gusht, NOA – “Një deputet marionetë i mazhorancës pati kurajën të shkonte tek kopshti nr.26 i Tiranës dhe të deklaronte se ata që e kanë zaptuar, do të jenë pronarët e ardhshëm të kopshtit. Shikoni se ç’situatë mjerane, në çfarë gjendje është katandisur mazhoranca e sotme”.

Kjo është deklarata e bërë sot nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Eduard Shalsi, sipas të cilit, mazhoranca përveçse është tërësisht pa një vizion, po aplikon edhe politika tejet të mbrapshta.

“Komuniteti i fëmijëve kërkon kopsht, kurse Sali Berisha ua rrëmben”, tha ai më tej.

Duke shpjeguar se cili është në fakt edhe vizioni i Partisë Socialiste për sistemimin e fëmijëve në kopshte.

“Vizioni ynë është ky: në radhë të parë, familjet që jetojnë në kushte shumë të vështira në këtë kopsht, të trajtohen në programet sociale. Pra, të strehohen në banesat sociale që Bashkia e Tiranës përfundon së ndërtuari shumë shpjet, jo larg atij kopshti”, tha ai.

Duke shtuar se së dyti, Bashkia e Tiranës kërkon që ky kopsht t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë për t’ua kthyer atyre që mezi e presin, fëmijëve të atij komuniteti.

“Kjo është alternativa jonë dhe kjo është diferenca jonë e jashtëzakonshme në vizione”, bëri me dije ai.

n.e/NOA

KOMENTE