English

Studimi: Në dete jetojnë 230 mijë lloje peshqish, në Mesdhe 17 mijë

Londër, 3 Gusht, NOA – Pasuria e gjallë që jeton në ujërat e deteve të botës numërohet të jetë rreth 230.000 lloje të ndryshme, ku vetëm deti i Mesdheut së vendin e katërt për biodiversitetin më të madh dhe të larmishëm.

Por për fat të keq, sipas ekspertëve, këto specie janë në rrezik për zhdukjen e tyre dge rezultatet përfundimtare të këtij hulumtimi, i cili paraqet alarmin për zhdukjen e jetës nën ujë do të paraqiten më 4 tetor, në një konferencë të madhe në Londër.

Ai tregon sesi shumica e fushave biodiverse janë gjetur në Japoni dhe Australi, të dyja me rreth 33.000 lloje peshqish, të ndjekura nga Kina me 22.000 mijë dhe në vendin e katërt pas tyre renditet me Mesdheun, numërohen mëse 17 mijë specie të ndryshme peshqish, algash apo krustacesh.

Ndërsa për Gjirin e Meksikës, raporti në fjalë tregon se po goditet nga derdhje të naftës, të cilat po shkatërrojnë 15.000 specie që jetojnë atje.

Përsa i përket Mesdheut, 7% e specieve që jetojnë në të janë të përhershme dhe nuk janë gjetur diku tjetër, një shifër e tejkaluar vetëm me 15% nga Antarktida. Peshku më kozmopolit është një peshk gjarpër, i cili jeton në 25% të sipërfaqeve të studiuara.

n.e/NOA

KOMENTE