Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: 1.4 milion turistë kanë vizituar Shqipërinë në periudhën 1 qershor - 31 korrik
English

Berisha: 1.4 milion turistë kanë vizituar Shqipërinë në periudhën 1 qershor - 31 korrik

Tiranë, 4 korrik, NOA Update– Përkundër deklaratave të selisë rozë dhe raportimeve për rënie të numrit të pushuesve dhe turistëve në bregdetin shqiptar, Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e përjavshme të qeverisë, se “numri i turistëve këtë vit është rritur me rreth 26 përqind dhe vetëm në periudhën 1 qershor-31 korrik, kanë hyrë në Shqipëri rreth 1.4 milion turistë”.

Shefi i qeverisë e bëri këtë deklaratë ndërsa po i referohej ecurisë së sezonit turistik, për të cilin ai, shprehu bindjen se këtë vit numri i turistëve do e tejkalojë atë të vitit të kaluar.

“Të pakuantifikuara, por të paprecedent janë të dhënat për turizmin. Këtë vit, rritja është tërësisht e bazuar tek qytetarë jo shtetas shqiptarë. Rritja është rreth 25-26 përqind dhe kjo nuk është e vogël”, u shpreh Kryeministri.

Duke iu referuar akuzave të opozitës, për rënien e numrit të turistëve për shkak të krizës ekonomike por, edhe mosmenaxhimit të mirë nga qeveria, shefi i qeverisë tha se ”Ata që u bënë vajtorë të rrugës së kombit, me një akt pendese qytetare, të mos kenë frikë nga rruga, por të shkojnë një ditë në Rrëshen-Rubik apo edhe më tutje dhe të shohin fluksin e jashtëzakonshëm ekonomik që vjen drejt Shqipërisë”.

Në këtë kontekst kryeministri Berisha nënvizoi se “Turizmi po shndërrohet gjithnjë e më shumë ndër degët më kryesore të ekonomisë shqiptare, kur vetëm në dy vjet turizmi, u rrit me 60 përqind”, për të cilën Berisha identifikoi si faktor kryesor, ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë.

“Nuk ka ndonjë vend tjetër, që në një hark kohor 5 vjeçar, të ketë dhjetëfishuar turizmin, siç ka ndodhur në Shqipëri”, theksoi ne tone të larta vlerësuese, kreu i qeverisë.

Kryeministri vlerësoi si politikën më të drejtë për ta shndërruar në përparësi zhvillimin e zonave turistike, investimin e 750 milion eurove, nga Shkodra në Ksamil.

Ndërkaq gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi mirëkuptimin e biznesmenëve në zonat turistike, që të bëjnë kujdes me pragun e zhurmës së lejueshme, sipas ligjit dhe të respektojnë oraret.

“Ne, - tha Kryeministri - nuk mund të pranojmë, që njerëzit të largohen nga pushimet për shkak të zhurmës. Ndaj unë kërkoj mirëkuptimin e të gjithë bizneseve dhe i garantoj se asnjërit prej tyre nuk i ndalohet muzika në lokalin e tij, por, natyrisht, lokali i tij ka disa kufij hapësinorë dhe nuk mund të bëhet shkak për shqetësimin e të tjerëve përreth”, theksoi kryeministri duke shtuar se “inspektorët e mjedisit kur të shkojnë për inspektim, duhet të kenë aparatin me vete dhe t’u faktojnë biznesmenëve se sa decibel kanë tejkaluar zhurmën dhe se kjo në ligjin shqiptar, që është strikt europian, përbën shkelje ligji”.

Duke përshëndetur edhe një herë të gjithë ata, qytetarë të huaj apo me origjinë shqiptare, që kanë përzgjedhur brigjet shqiptare për pushime, kryeministri i bëri thirrje të gjitha autoriteteve lokale, të gjitha agjencive qendrore të bëjnë gjithçka kanë në dorë për t’jua bërë më të bukura pushimet turistëve, që sipas berishës edhe kanë ndihmuar substancialisht me shpenzimet, që ata bëjnë në këtë vend.

mit/NOA
KOMENTE