Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E kuqja çmend meshkujt, por edhe femrat
English

E kuqja çmend meshkujt, por edhe femrat

Rochester, 4 Gusht, NOA – Gratë janë më tepër të tërhequra nga burrat që vishen me të kuqe, sesa me çdo ngjyrë tjetër. Një fakt të tillë e pohon një studim i publikuar në gazetën “Experimental Psikology”, sipas të cilit për gratë janë më tërheqës meshkujt e veshur me të kuqe dhe kur rrethohen në përgjithësi me gjëra të kuqe, ato ndihen më ngrohtë.

"Në fakt, e kuqja mendohej në përgjithësi si një ngjyrë sexy për femrat, - thotë Andreu Elliot, nga universiteti i Rochesterit, - por rezultatet tona sugjerojnë se lidhja në mes të kuqes dhe seksit, vlen edhe për burrat".

Për të provuar këtë, studiuesit treguan 25 burra dhe 32 gra në një foto bardhë e zi, e rrethuar nga një kornizë të kuqe ose të bardhë.

Duke përdorur një shkallë nga 1 në 9, ata iu përgjigjën tre pyetjeve: se sa tërheqës e keni gjetur këtë njeri? si ju duken bukur? në qoftë se unë do të takoheshit ballë për ballë, do e gjenit tërheqës?

Dhe u zbulua se ajo ç’ka u pëlqente më shumë grave, ishin meshkujt me nuancën e kuqe përreth.

Në një tjetër eksperiment, një grup prej 55 grash shohin në fotografi njerëzit e veshur me këmishë të kuqe ose të gjelbër, dhe përsëri burrat në të kuqe e kanë fituar rezultatin më të mirë para tyre.

Ata janë konsideruar më të dëshirueshëm prej femrave dhe ishin më të gatshme për të kryer marrëdhënie seksuale me ta.

"Burrat duhet të jenë të vetëdijshëm se ngjyra e kuqe, ashtu siç ndihmon një dhomë gjumi apo një vend takimi, ndihmon edhe femrat në zgjedhjen e tyre. Një burrë që vishet në të kuqe, ndihet më dominuese, më i sigurt për veten e tij dhe sillet në mënyrë që lë përshtypje te gratë", thotë më tej Andreu Elliot, nga universiteti i Rochesterit.

n.e/NOA

KOMENTE