Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë, vriten 5 fëmijë të një kopshti
English

Kinë, vriten 5 fëmijë të një kopshti

Zibo, 5 Gusht, NOA - Së paku 5 fëmijë u vranë në një sulm kundër një kopshti në Kinë. Sipas raportimeve të banorëve vendas, u pohua se sulmi ka ndodhur në qytetin e Zibos, në lindje të Shandong, ku në sulmin e armatosur u plagosën tre fëmijë të tjerë dhe katër mësues.

Ndërkaq, edhe në muajt mars dhe maj, Kina është tronditur nga një seri sulmesh të përgjakshme kundër shkollave që kanë lënë të paktën 17 të vdekur. Sipas “Xin Xang News”, rreth orës 04:00 të së martës, një person i armatosur është futur në kopshtin veror të qytetit të Zibos dhe ka nisur sulmin ndaj mësuesve dhe fëmijëve.

Në mesin e viktimave, sipas burimeve mediatike, është dhe vetë drejtori i këtij kopshti.

Por sipas gazetës së Hong Kong “Singtao Daily”, personat e armatosur me thikë kanë qenë tre dhe fillimisht kanë sulmuar mësuesit e më pas fëmijët. Një vogëlushi, të cilit nuk i ka dalë koha për t’u fshehur është bërë e ditur se agresorët i kanë prerë plotësisht kokën.

Në momentin e sulmit, thuhet se në kopsht kanë qenë rreth 20 persona.

Sipas “Singtao Daily”, policia ka ndaluar një person 27-vjeçar që mesa duket ka pranuar fajet e këtij sulmi.

r.b/NOA

KOMENTE