Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB pa rezultat për Kosovën, përplasja e radhës SHBA-Rusi në Këshillin e Sigurimit
English

OKB pa rezultat për Kosovën, përplasja e radhës SHBA-Rusi në Këshillin e Sigurimit

Nju Jork, 4 Gusht, NOA – Orët e gjata të diskutimit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën janë finalizuar pa ndonjë rezultat konkret, apo vendim të posaçëm, përveçse përpplasjes mes dy palëve, Serbisë dhe Kosovës, e cila ndodh në çdo rast kur atyre iu duhet të përballen me njëra-tjetrën në fushën diplomatike.

Nga ana e tij, duke raportuar për 3 muajt e fundit të gjendjes në Kosovë, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, tha se ajo pavarësisht incidenteve të vogla, ka qenë e qëndrueshme.

Duke shtuar se nxjerrja e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka pasur reagim pozitiv në Kosovë dhe rajon dhe ky duhet të jetë një rast i mirë që Prishtina dhe Beogradi të promovojnë dialogun duke pasur parasysh sfondin e integrimit evropian të të dyja palëve.

Por duket se nuk ka qenë i të njëjtit mendim ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç.

“Serbët janë të frikësuar të kthehen në Kosovë, janë të frikësuar nga shqiptarët. Prona dhe trashëgimia serbe janë të kërcënuara. Mundësia e KFOR-it për të siguruar trashëgimin serbe është e diskutueshme, pasi Gazimestani i është dorëzuar policisë së Kosovës në mbikëqyrje përkundër kundërshtimit tonë”, u shpreh ai.

Ndërsa duke interpretuar mendimin këshillë-dhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pro pavarësisë së Kosovës, ai tha se ky institucion ka dështuar të japë një mendim të qartë, por “ka dhënë një gjykim teknik dhe ka lënë hapësirë për keqinterpretime”.

“Ky mendim mund të ketë pasoja marramendëse për botën, sepse ashtu siç ka vepruar GJND-ja, u ka dhënë shembull për secesion shumë rajoneve të tjera sepseratiste. Andaj ne duhet të bashkëpunojmë të parandalojmë skenare të tilla, përndryshe kufijtë e shumë shteteve do të jenë të kërcënuar”, tha Jeremiç.

Ndërsa duke marrë fjalën si një person i pavarur, pasi nuk u lejua të flaës si ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, i ka bërë thirrje Serbisë të mos vazhdojë me spekulime, por të pajtohet me realitetin, i cili sipas tij është i pakthyeshëm.

“Është nder të flasë para këtij Këshillit sot, pasi dy javë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin këshillëdhënës që e bën të qartë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Duke shtuar se “shpreh mirënjohjen e thellë të Kosovës ndaj Këshillit të Sigurimit dhe OKB-së për rolin që kanë dhënë për gjatë gjitha fazave e deri më sot, por bëj me dije se tani ka ardhur koha që Rezoluta 1244 të zëvendësohet”.

Sipas Hysenit, ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e barabartë e OKB-së. Kërkesa është e bazuar në ndryshimet marramendëse këto dhjetë vjetët e fundit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë dhe mendimit të gjykatës rreth saj.

Por ambasadori rus Vitaly Churkin, i cili është president i Këshillit të Sigurimit këtë muaj, tha se ai nuk mendonte se rezoluta 1244 do të ndryshojë apo që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Duhen kuptuar lidhjet reciproke të forcave në Këshillin e Sigurimit mbi këtë çështje. Kështu që nuk do të prisja që rezoluta 1244 të ndryshojë, modifikohet apo shfuqizohet. Është e qartë se ajo është në bazë të rregullave”, tha ai.

Ndërsa zv/ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Rosemary DiCarlo tha se vendi i saj ka shpresuar se vendimi i gjykatës do të shërbejë për Kosovën dhe Serbinë si bazë për të kapërcyer përtej debateve të së kaluarës dhe të bashkëpunojnë në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Ajo tha se vendimi i gjykatës riafirmoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe shumë vendeve të tjera mbi deklarimin e pavarësisës së Kosovës.

“Ne besojmë, se vendimi i GJND-së do të inkurajojë vendet e tjera që ta njohin Kosovën e pavarur. Kosova është një rast special dhe nuk përbën precendent për konflikte të tjera”, përfundoi DiCarlo.

n.e/NOA

KOMENTE