Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prova me muzikë të lartë, policia italiane gjobit grupin irlandez U2
English

Prova me muzikë të lartë, policia italiane gjobit grupin irlandez U2

Torino, 4 gusht, NOA – Grupi muzikor irlandez U2 është gjobitur nga policia italiane, pasi ka përdorur muzikë shumë të lartë gjatë provave.

Bëhet fjalë për koncertin e afërt të grupit të famshëm i cili është parashikuar të mbahet në Torino të premten e ardhshme, në Stadiumin Olimpik, duke rihapur kështu turin botëror.

E ndërsa kanë matur me aparate shkallën e volumit të muzikës që kanë përdorur gjatë koncertit, policët italianë i kanë gjobitur këngëtarët e grupit U2 gjatë orëve të natës, pa pyetur fare nëse ata ishin pikërisht të famshmit e grupit muzikor irlandez.

Bono, këngëtari i njohur i grupit irlandez U2, pas një operacioni të kryer në kolonën vertebrale pranë një klinike në Mynih të Bavarisë, vetëm para pak ditësh ka konfirmuar se tani është shëruar dhe se do të nisë zhvillimin e turneut europian të ndërprerë, pas 8 muajsh në stadiumin “Olimpico” të Torinos.

Koncertet e parashikuara të grupit irlandez U2, ishin konkretisht për në 3 qershor në Amerikë, por ai u shty, sikundër u shty edhe turneu i datës 25 qershor, i cili ishte parashikuar për pjesëmarrjen e grupit irlandez në Festivalin e Glastonburit në Angli.

n.e/NOA

KOMENTE