English

Thiago Silva: Dua të qëndroj të paktën deri në vitin 2014

Milano, 4 Gusht, NOA - Thiago Silva ka larguar të gjitha zërat e merkatos që flisnin për një largim të mundshëm të tij me destinacion Realin e Madridit.

“Ndihem tepër i kompletuar në skuadrën e Milanit. Kam bërë një punë mjaft të madhe këtu sezonin e kaluar dhe kam ndërmend të qëndroj dhe për shumë kohë”, - theksoi Silva.

Kurse më tej, shtoi: “Ajo për të cilën jam i sigurt është se dua të qëndroj tek kuq e zinjtë të paktën deri në vitin 2014, datë e cila është dhe ajo e përfundimit të kontratës aktuale”.

Këto kanë qenë fjalët e mbrojtësit brazilian në lidhje me të ardhmen e tij i cili nuk la pa përmendur edhe se: “Këtu ndihem si në shtëpinë time, është sikur të jetë familja ime e dytë”, - përfundoi Thiago Silva.

r.b/NOA

KOMENTE