Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta-Kyprianou: E ardhmja e Kosovës, është evropiane
English

Meta-Kyprianou: E ardhmja e Kosovës, është evropiane

Nikozia, 5 Gusht, NOA – Edhe pse Shqipëria dhe Qipro ndajnë mendime të kundërta lidhur me statusin e Kosovës, ato shprehin të njëjtin qëndrim se e ardhmja e Kosovës është evropiane dhe se integrimi i saj e i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian, është një prioritet i pazëvendësueshëm.

Një fakt i tillë është theksuar gjatë takimit të përbashkët që zhvilloi sot në Qipro ministri i Jashtëm, Ilir Meta dhe homologu i tij qipriot, Markos Kyprianou.

Ky i fundit në veçanti, garantoi se vendi i tij do të ketë një politikë konstruktive ndaj kësaj çështje.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se të dy zyrtarët e lartë diskutuan mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe intensifikimit të tij në fusha me interes reciprok.

Ata shprehën dëshirën e përbashkët për të zgjeruar veprimtarinë e biznesit, rritjen e investimeve, krijimin e një klime më të favorshme për shkëmbimet ekonomiko-tregtare, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor midis dy vendeve tona, sikurse është nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e taksimit të dyfishtë, qe do të sjellë përfitime të ndërsjella për biznesin shqiptar dhe atë qipriot.

Ndërkaq, diplomati qipriot Markos Kyprianou, i komunikoi Metës se vendi i tij do të shpërndajë mbi 100 bursa në vit për studentët shqiptarë, një pjesë e të cilave do të jenë në degën e administrim-hotelerisë.

Nga ana e tij, Meta u shpreh se përsa i takon çështjes së Qipros, Shqipëria ndjek një politikë të jashtme paqësore dhe mbështet një zgjidhje të drejtë, në përmbushje të rezolutave të OKB-së dhe angazhimit të Bashkimit Europian.

“Kjo zgjidhje, - përfundoi ai, - duhet t'u shërbejë të gjithë qytetarëve të Qipros dhe për këtë arsye, iniciativat e presidentit dhe politikës qipriote për një zgjidhje të shpejtë, të qëndrueshme dhe në funksion të së ardhmes, kanë mbështetjen e Shqipërisë”.

n.e/NOA

KOMENTE