Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naomi Campbell dëshmon në Hagë: S’e njihja atë që më dha diamantë gjaku
English

Naomi Campbell dëshmon në Hagë: S’e njihja atë që më dha diamantë gjaku

Hagë, 5 Gusht, NOA – “Nuk e dija se cili ishte në të vërtetë njeriu që takova natën kur më dha në një qese të vogël dhe nuk e dija se ata brenda ishin diamantë gjaku”.

Kjo është dëshmia që supermodelja Naomi Campbell, ka dhënë sot në procesin e Gjykatës për Krime të Luftës në Hagë, kundër ish-presidentit të Liberisë, Charles Taylor, për akuzën se ajo kishte marrë "disa gurë të vegjël të çmuar", pas një darke me të, të cilët në fakt ishin diamantë të papërpunuar.

Ajo theksoi se nuk kishte pasur ndonjë letër sqaruese, që do të ishte një informacion se nga kush ishte ajo dhuratë.

Sipas saj, ajo nuk i ka mbajtur më pas këta gurë dhe se ia ka dhënë një organizate humanitare në Afrikën e Jugut, e vetëm më vonë e kishte mësuar se ata gurë ishin diamante të papërpunuara.

Këto janë diamante të minuara në zonat e luftës të shteteve afrikane, shpesh në mënyrë të paligjshme për të financuar blerjen e armëve, prej të cilit modelja akuzohet se ka marrë një prej tyre dhuratë prej tij.

Për këtë arsye, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës ka urdhëruar paraqitjen në Hagë të modeles së njohur, për të dëshmuar rreth të ashtuquajturit “diamant gjaku”, që thuhet se e ka marrë në shtator të 1997-ës nga Taylor, në një darkë të shtruar nga Nelson Mandela në bordin e "Blue Trenit", treni luksoz i rrjetit hekurudhor të Afrikës së Jugut.

Por supermodelja Naomi Campbell, e ka mohuar kategorikisht një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE