Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kosovës: Kujdes në ngarjen e makinës gjatë pushimeve verore
English

Policia e Kosovës: Kujdes në ngarjen e makinës gjatë pushimeve verore

Gjatë muajit korrik të këtij viti janë regjistruar mbi 1.6 milionë qytetarë që kanë hyrë ose dalë nga pikë kalimet kufitare në territorin e Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 5 gusht, NOA – Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës janë regjistruar mbi 32 mijë persona që kanë hyrë ose dalë nga territori i Kosovës drejt Shqipërisë e anasjelltas.

Burime zyrtare nga policia e Kosovës, thanë për agjencinë NOA se policia është duke zbatuar marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruar më parë mes policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, gjatë 3 muajve të sezonit turistik veror kontrolli i hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare Kosovë – Shqipëri ushtrohet vetëm në njërën nga pikat doganore.

Kjo marrëveshje përfshin edhe patrullimin e përbashkët të dy policive shqiptare në ndihmë edhe të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor e sidomos atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës në këtë kontekst i ka udhëzuar qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për pushime drejt Shqipërisë, që gjatë lëvizjes në akset rrugore të këtij shteti, duke u nisur dhe nga sezoni veror ku fluksi është rritur së tepërmi, të zbatojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor, sidomos ato të kufizimit të shpejtësisë.

Policia bën të ditur se të gjitha akset rrugore drejt Shqipërisë janë të kontrolluara me radar statik dhe lëvizës, dhe në rast të tejkalimit të shpejtësisë parashikohen gjoba të ndryshme.

Deri në 10 km tejkalim shpejtësie gjoba është 2000 lekë të reja ose 15 euro.

Deri në 20 km tejkalim shpejtësie gjoba është 4000 lekë të reja, ose 30 euro.

Mbi 20 km tejkalim shpejtësie gjoba është 10000 lekë të reja, ekuivalente me 70 euro.

Por në rast të tejkalimit të shpejtësisë mbi 20 km/orë policia parashikon edhe heqjen e patentës për drejtuesin e automjetit dhe nisjen e procedurave administrative për shkelësin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Të gjitha këto udhëzime policia kufitare e Kosovës i ka publikuar për të siguruar kufirin dhe për të lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

mit/NOA
KOMENTE