Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për dëshmorët e kombit
English

Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për dëshmorët e kombit

Prishtinë, 5 gusht, NOA – Dëshmorët, invalidët, veteranët e UÇK-së, viktimat e familjeve të tyre do të mbrohen në Kosovë me një ligj të ri, të miratuar së fundmi nga qeveria e Kosovës.

Pas miratimit të këtij projektligji që mbron statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se edhe pse ky projekligj ka kosto të lartë për buxhetin e Kosovës, ai theksoi se “nuk duhet harruar se dhe sakrificat për lirinë e Kosovës kanë qenë të mëdha”.

Në këtë projektligj thuhet se “statusi Dëshmor i Kombit u njihet edhe atyre veprimtarëve, të cilët kanë kontribuar për çështjen kombëtare, individualisht ose të organizuar në grup, dhe, që janë vrarë nga armiku, nga data 9 maj 1945 deri më 30 dhjetor të 1991-it”.

Ky projektligj tha Thaçi, njeh statusin e Komandantit Legjendar për Adem Jasharin, ndërsa familjes së tij në Prekaz të Skënderajt, i siguron të drejta dhe të ardhura, pikërisht të përcaktuara nga ky ligj.

Qeveria e Kosovës duket se do ta plotësojë këtë projektligj, që do të kalojë për miratim në Kuvendin e Kosovës edhe me akte të tjera.

mit/NOA
KOMENTE