Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal korrupsioni, PS: Deputetja e PD, Albana Vokshi mori dy hidrocentrale nga Berisha
English

Skandal korrupsioni, PS: Deputetja e PD, Albana Vokshi mori dy hidrocentrale nga "Berisha"

Tiranë, 5 gusht, NOA – Pas denoncimit të korrupsionit për pasurimin abuziv të ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, Partia Socialiste ka denoncuar sot një tjetër skandal të mazhorancës Berisha-Meta, dhe pikërisht skandali që prek deputeten e PD-së, Albana Vokshi, dhe kompaninë Albaenergiaplus, e cila ka marrë në mënyrë korruptive dy tendera për Hidrocentrale.

Nga selia rozë, deputetja socialiste Mimi Kodheli ka treguar me dokumente të Këshillit të Ministrave favoret, që i janë bërë deputetes Vokshi, e cila në legjistlaturën e kaluar ka qenë këshilltare ekonomike e Berishës.

Duke iu referuar të ardhurave të deklaruara të deputetes Albana Vokshi, si deputetja me më pak të ardhura pasurore në kuvendin e Shqipërisë, Kodheli deklaroi se “Ndërkohë, kompania Albaenergiaplus e themeluar në vitin 2006 nga Arian Tartari, bashkëshorti i zonjës Vokshi, ka përfituar plot dy koncesione hidrocentralesh: hidrocentralin Suha2 dhe një tjetër mbi lumin Kardhiq”.

Në këtë kontekst, deputetja socialiste theksoi në një konferencë për shtyp, se “Ajo çka të bën përshtypje është se në të dy rastet, kompanisë së bashkëshortit të zonjës Vokshi, i është dashur bonusi i dhënë nga Ministria e Ekonomisë për të dalë firmë fituese në tender”.

Me dokumente origjinale në dorë, deputetja Kodheli publikoi për mediat se “Subjektit Albaenergiaplus i Albana Vokshit, në atë kohë këshilltare për ekonominë e Berishës, i është dhënë me vendim të vetë kryeministrit, bonus prej 1% të pikëve në tenderin për hidrocentralin mbi lumin Kardhiq”.

Sipas Kodhelit dhe dokumentacionit zyrtar, në 11 korrik të 2007-ës, po me vendim të Kryeministrit Berisha, kompanisë së këshilltares për ekonominë Albana Vokshi, i është dhënë një tjetër bonus në tender, këtë herë plot 10%, për të përfituar sërish një koncesion hidrocentrali, Suha 2.

Deputeja Mimi Kodheli duke iu përmbajtur dokumenteve deklaroi ndërkaq se “Këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, sot deputetja e Partisë Demokratike, ka abuzuar me detyrën, duke ushtruar konflikt të hapur interesi, për të përfituar vetë, përmes kompanisë së bashkëshortit, dy koncesione hidrocentralesh”.

Kodheli ka sqaruar se në të dy rastet, koncesionet nuk i janë dhënë kompanisë së Albana Vokshit përmes ndonjë procedure të hapur konkuruese, por përmes bonuseve të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë kompanisë së bashkëshortit të saj, me urdhër të Kryeministrit Berisha, të këshilluar nga vetë Albana Vokshi.

Duke iu referuar papunësisë së shqiptarëve në rritje, krizës ekonomike, varfërisë, Mimi Kodheli nënvizoi se “Ky është korrupsioni i qeverisë së Berishës. Ndërkohë që shqiptarët mbeten pa punë, pa pensione dhe zhyten cdo ditë e më shumë në varfëri, një grup shumë i ngushtë shërbëtorësh të Sali Berishës, pasurohen çdo ditë, në mënyrë abuzive dhe në konflikt të hapur interesi”.

“Fatkeqësisht, bëmat e korrupsionit nuk mbarojnë me kaq. Në ditët në vijim do të keni mundësi të njiheni me të tjera raste korrupsioni, edhe më të rënda se këto”, ka siguruar nga selia rozë, deputetja Mimi Kodheli.

mit/NOA
KOMENTE