Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autobiografia e Fidel Kastros: Që i vogël kam qenë rebel dhe doja matematikën
English

Autobiografia e Fidel Kastros: Që i vogël kam qenë rebel dhe doja matematikën

Havanë, 6 Gusht, NOA - Nuk ka lindur politikan, por ama kishte një karakter rebel që nga fëmijëria e hershme.

Kështu e përshkruan veten autobiografinë e tij, lideri historik kuban Fidel Kastro, në të cilën pranon se ai ishte më i zgjuar sidomos në matematikë e gramatikë dhe se i pëlqente armët, të cilat më pas ka mësuar t’i përdorë në rini.

Autobiografia e përfshirë në librin e tij "Fitorja strategjike" citon Fidelin të thotë” "Unë nuk jam politikan i lindur, edhe pse unë pashë përtej fakteve, të ruajtura në kujtesën time, gjë që më ndihmoi për të kuptuar realitetet e kësaj bote".

Kastro, tha edhe se ka vuajtur shumë nga uria.

"Unë e kam njohur urinë dhe mendonin se isha i uritur në shtëpinë e një mësuesi, ku më dërguan në moshën 6-vjeç në Santiago de Kuba.

Ndërsa në moshën 8-vjeçare u rebelua në një mënyrë të vetëdijshme për herë të parë në jetën e tij.

U dënua me mosdhënie ushqimi, pasi rrahu një nga priftërinjtë.

Kur mbaroi shkollën e lartë në moshën 18-vjeçare ishte alpinist sportiv dhe i donte shumë armët.

“E kam mësuar përdorimin e tyre nga ato të babait tim, por dhe isha një student i mirë", shkruan ai.

Kastro shkruan më pas se ka qenë i mirë në matematikë dhe gramatikë, por dhe vendosi për të studiuar ligjin, sepse "ka diskutuar shumë".

Në shkollën e ligjit, ku ai kishte përvoja që kanë shërbyer për pjesën tjetër të jetës së tij, për shkak të karakterit rebel, ai u përball me një grup të fuqishëm që kontrollonte universitetet me armë në dorë.

n.e/NOA

KOMENTE