Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, Berluskoni do të kërkojë votëbesim të qeverisë në shtator
English

Itali, Berluskoni do të kërkojë votëbesim të qeverisë në shtator

Romë, 6 gusht, NOA - Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, qeveria e të cilit është vënë në diskutim pas kontradiktave me kryetarin e parlamentit, Xhanfranko Fini, do të kërkojë votëbesim në shtator.

Në rast dështimi, Berluskoni ka deklaruar se do të japë dorëheqjen.

Sipas kreut të grupit parlamentar të partisë së Berluskonit në dhomën e ulët të parlamentit, Fabricio Cikito, në rast të humbjes së votëbesimit, nuk ka zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të parakohshme.

“Në shtator kryeministri do të prezantojë një platformë të bazuar në disa ndryshime. Shpresoj që shumica t’i mbështesë këto ndryshime dhe t’i japë mundesi rigjenerimi qeverisjes”- nënvizon ndër të tjera, Cikito.

Analistët politikë në Itali, janë të mendimit se kryeministri italian e ka të vështirë të bashkëpunojë me Xhanfranko Finin dhe 34 deputetët e tij, për ligjet, që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, apo atë të sistemit të taksave.

Sipas shtypit italian, koha më e përshtatshme për zgjedhje të parakohshme është nëntori ose pranvera e ardhshme.

mit/NOA
KOMENTE