English

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë, vrau në vitin 1999

Prishtinë, 7 gusht, NOA – Policia e Kosovës ka bërë të mundur dje ekstradimin e një shtetasi të dyshuar për vrasje. Personi me inicialet Skënder V është arrestuar nga policia e Kroacisë për llogari të homologes së saj kosovare. Njësiti për ekstradime i Policisë së Kosovës ka sjellë në Prishtinë të kërkuarin për një varsje të ndodhur në vitin 1999.

Pas lëshimit të një urdhër arresti ndërkombëtar, vendim i mare ky,që në vitin 2009, është bërë e mundur arrestimi i tij nga autoritetet kroate në vitin 2010.

“Pas marrjes së informatave se i njëjti është arrestuar, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës kishte iniciuar procesin e ekstradimit dhe i njëjti iu është dorëzuar autoriteteve Policore të Republikës së Kosovës, njësisë së ekstradimeve dje më 6 Gusht 2010 në aeroportin e Zagrebit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky është ekstradimi i pestë me radhë që është realizuar nga Policia e Kosovës që nga themelimi i këtij njësiti në vitin 2010.

NOA

KOMENTE