Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruaja e shpërfytyruar afgane, operacion plastik në SHBA
English

Gruaja e shpërfytyruar afgane, operacion plastik në SHBA

Uashington, 7 gusht, NOA - Një grua afgane, së cilës talibanët ia kanë prerë hundën dhe veshët si dënim pse është larguar nga shtëpia e bashkëshortit të saj, ka arritur në Kaliforni për rikonstruktimin e fytyrës së saj.

Rasti i kësaj 18 vjeçareje, Bibi Aisha, ka tërhequr vëmendjen që prej kohes kur revista “Time”, kishte publikuar në ballinë portretin e shpërfytyruar të saj.

“Grossman Burn Foundation” e ka marrë përsipër rastin e Aishes dhe do të paguajë të gjitha shpenzimet për operacion.

Rasti i saj ka nxitur dhe interesat e opinionit në lidhje me të drejtat e grave duke e cilësuar si një prej akteve më barbare.

Dr Peter Grosman, një kirurg plastik dhe bashkë-drejtor i “Grossman Burn Foundation” tha se ai do të takohet me Aishën për të diskutuar trajtimin e saj.

Ai tha se trajtimi do të përfshijë rindërtimin e hundës me inde nga një pjesë tjetër

e trupit të saj, ose do të vendoset protezë.

NOA

KOMENTE