Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaos në Rusinë e shkrumbitur nga zjarri dhe të tymosur nga flakët
English

Kaos në Rusinë e shkrumbitur nga zjarri dhe të tymosur nga flakët

Moskë, 7 gusht, NOA - Moska e ditëve të fundit, e shkrumbuar nga zjarri në rrethina dhe e tymosur nga flakët e tyre, është shndërruar në një vullkan djallëzor për banorët e saj, të cilët po nisin shpërnguljen prej saj.

Kështu, njerëzit janë nisur për në qytete më sigurta nga zjarret si Shën-Petërburg, dhe janë përballur me radhë të gjata makinash dhe trenash apo aeroplanësh që kanë mbipopulluar kryeqytetin rus ditët e fundit.

Sipas NASA-s, tymi ka arritur në stratosferë 12 km mbi nivelin e detit, nganjëherë duke formuar re, sikur të ishte një shpërthim vullkanik. Me rrezikun e përhapjes së një reje të bardhë, e zgjeruar 3.000 kilometra nga Uralet në kufijtë perëndimore të vendit, përhapja me shpejtësi të madhe e cilësisë së përkeqësuar të ajrit, përbën një rrezik serioz për banorët.

Deri tani janë shënuar 290 raste të reja zjarri, të cilat kanë konsumuar 14.000 hektarë tokë.

Fatkeqësisht, kjo që po ndodh, paraqitet me pasoja për autoritetet e turizmit dhe operatorët turistikë.

Ndërkaq, aeroportet e Moskës dhe Sheremietevos janë në vështirësi, pasi për shkak të shtëllungave të tymit, me dhjetëra fluturime janë vonuar ose shmangen.

n.e/NOA

KOMENTE