English

PS: LSI ta harrojë se mund të vjedhë vota, tani nuk ka më as shqiptarë që e votojnë

Tiranë, 7 gusht, NOA – “Nëse Lëvizja Socialiste për Integrim, mendon se mund të fitojë diçka duke vjedhur vota si në zgjedhjet e 2009-tës në Ndroq, ta harrojë”.

Ky ka qenë reagimi i mbërritur nga selia rozë sot ndaj forcës politike të majtë në qeverisje me Partinë Demokratike, LSI-së, ndaj deklaratave të kësaj të fundit se ajo nuk ka treguar objektivitet me qëndrimet e saj dhe me këto veprime, po dëshmon se është përfaqësuese e politikës së vjetër.

“Eshtë e kuptueshme frika e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga vota e shqiptarëve”, tha zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj.

Duke e argumentuar këtë me faktin se sipas saj, së pari, LSI tradhëtoi dhe gënjeu votuesit e majtë duke mbajtur në pushtet Berishën.

“Së dyti, sepse premtoi 100 mijë vende pune dhe vetëm gjatë vitit të parë të pushtetit PD-LSI kanë humbur 100 mijë shqiptarë vendet e tyre të punës”, shtoi më tej ajo.

Duke përfunduar se “çka është më e rëndësishmja, në derexhenë ku e ka zhytur ekonominë shqiptare Saliu nuk ka më shqiptar që voton as për të e as për aleatët e tij”.

Ndërkaq, ditën e sotme, përmes një deklarate për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka thënë publikisht se “sjellja armiqësore ndaj LSI e ka lënë PS në opozitë në dy zgjedhje të përgjithshme”.

n.e/NOA

KOMENTE