Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Sjellja e lidershipit të PS ndaj LSI, e la atë dy herë në opozitë
English

Rama: Sjellja e lidershipit të PS ndaj LSI, e la atë dy herë në opozitë

Tiranë, 7 gusht, NOA – “Sjellja armiqësore ndaj LSI e ka lënë PS në opozitë në dy zgjedhje të përgjithshme”. Kjo është deklarata që ka bërë sot Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Duke komentuar akuzat e PS-së, Rama u shpreh se selia rozë nuk ka treguar objektivitet me qëndrimet e saj dhe me këto veprime po dëshmon se ajo është përfaqësuese e politikës së vjetër.

Rama vlerësoi se pas një viti në bashkëqeverisje me PD-në, LSI-ja ka arritur të jetë një forcë më e konsoliduar.

“Një vit pas bashkëqeverisjes me PD dhe me koalicionin që ajo drejton, LSI është një forcë politike më e konsoliduar është gjithashtu me identitet më të spikatur dhe për shkak të angazhimit tonë në qeverisje, e cila nuk lidhej vetëm apo thjeshtë me ndarje të të disa funksioneve në nivele të qeverisjes, por lidhej me një angazhim politik dhe shumë të përgjegjshëm për të kontribuar për procesin e pakthyeshëm europianizues të vendit”, u shpreh Rama.

Ai ka theksuar se LSI-ja është duke u përgatitur për zgjedhjet vendore dhe do të paraqes alternativat dhe kandidatët e saj.

Ai u shpreh se LSI-ja ka kandidatë dhe për Tiranën, por diskutimi i emrave do të nis pas konsultimeve me aleatët.

NOA

KOMENTE