Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Usain Bolt humbet në garën 100 metra
English

Usain Bolt humbet në garën 100 metra

Stokolm, 7 gusht, NOA - Njeriu më i shpejtë në botë dhe kampioni olimpik Usain Bolt e ka pësuar humbjen e pare në dy vite në garën në 100 metra.

Në turneun e Stokolmit, amerikani Tajson Gaj fitoi garën për 9.84 sekonda para Bolt, i cili arriti në finish për 9.97 sekonda.Bolt tha se ende nuk është kthyer në formë pas problemeve që pati me thembrën.

Atleti me orgjinë nga Xhamajka mban rekordin botëror në vrapimin prej 100 m. Ai ka arritur kohën 9,58 sekonda në 100 metra dhe 19,19 në garën 200 metra. Rezultatet e larta janë arritur në kampionatin botëror të atletikës në Berlin më 2009.

Rekordet e mëparshme prej 9.69 sekonda në vrapimin 100 m dhe 19.30 sekonda në 200 m i arriti në Lojrat olimpike të Pekinit në vitin 2008.

Bolt është sportisti i parë i cili në të njëjtat lojra olimpike dhe në të njëjtin kampionat botëror ka thyer dy rekorde botërore.

NOA

KOMENTE