English

E reja e fundit për t’i dhënë fund problemeve të trafikut, autobusi-tunel

Kinë, 8 gusht NOA - E reja e fundit për të shpëtuar nga problemet e trafikut në metropolet më të mëdha tashmë vjen nga Kina.

Projektuesit kinezë kanë arritur të krijojnë një sistem të ri të transportit publik shumë inovativ dhe efektiv. B

ëhet fjalë për “3D Express Cioach”, i quajtur ndryshe dhe autobusi-tunel. Ky sistem, shumë të ngjashme në dukje me një kat të ndërmjetëm të metro-tranvaiës, lejon makinat ( në më pak se 2 metra të larta) të kalojnë nën të, duke lehtësuar kështu trafikut. I lartë 5 metra dhe i gjerë 6 (udhëton nëpër dy korsi të trafikut), është në përputhje me mjedisin dhe punon me anë të energjisë elektrike dhe asaj diellore, ku arrin shpejtësinë e 60 kilometrave në orë.

Është gjithashtu shumë i shkathët dhe mund të lëvizë në dy mënyra, ashtu si një tramvaj ose në mënyrë konvencionale duke ndjekur linjat sipas ngjyrave të pikturuara në rrugë. Autobusi ka një shofer me shumë ndalesa për të mundësuar hipjen e pasagjerëve në bordin e tij.

Daljet emergjente do të karakterizohen nga rrëshqitëse prej gome.

Në këtë mjet transporti ultra-modern do të ketë vend për 1mijë e 200 deri në 1 mijë e 400 udhëtarë, të cilët nuk duhet të shqetësohen për mbërritjes me vonesë në zyrën e punës për shkak të trafikut. Edhe pse autobusi-tunel duket si diçka që do t’i përkasë një të ardhmeje të largët, në Kina gjithçka mund të bëhet realitet që nga viti 2011. aktualisht ai po shihet si një mjet udhëtimi që mund të bënte revolucion të vërtetët në linjën rrugore.

KOMENTE