Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: “Kursi 1997” ka marrë peng qeverisjen e vendit
English

PS: “Kursi 1997” ka marrë peng qeverisjen e vendit

Tiranë, 8 gusht, NOA – Rrija e kredive të këqia, rritja e taksave dhe problemet me ekonominë, sipas Partisë Socialiste po e çojnë vendit drejt një krize ekonomike. Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati, u shpreh sot se borxhet e qeverisë po infektojnë gjithë biznesin. Ndërsa sjellja e qeverisë në ekonomi është e njëjtë më atë të vitit 1997.

Sipas tij qeveria e vendit po përdor përsëri të njëjtën zgjidhje për të përballuar përgjegjësinë ndaj borxhit publik dhe detyrimeve financiare që ka ndaj të tretëve. “Borxhin afatmesëm ja ka kaluar në ngarkim firmave vendase që kanë kontrata me shtetin dhe atë afatgjatë ua ka lënë në kurriz brezave të ardhshëm. Është e papërgjegjshme, e dëmshme dhe e rrezikshme mënyra me të cilën filozofia e “kursit ‘97” ka marrë peng qeverisjen e vendit”, tha Bushati.

Sipas tij borxhi i qeverisë është gangrena e financave publike në vend.

“Kreditë private me probleme janë shtuar në mënyrë masive dhe janë sot në nivelin e 522% krahasuar me vitin 2005. Biznesi vendas është i detyruar të hyjë në një borxh të papërballueshëm: për shkak të krizës ekonomike dhe të financimeve të mohuara, të dyja dhuratë nga qeveria Berisha”, tha Bushati.

Ai shtoi se niveli i kredive të këqija në vitin 2005 ishte vetëm 2.3%, ndërsa në fund të vitit 2009 ato ishin 10.5%.

“Këtë vit kreditë me probleme janë shtuar akoma më tepër, ndërsa shteti nuk i përgjigjet detyrimeve financiare që ka ndaj punimeve të kryera nga biznesi vendas: duke detyruar sipërmarrjen të hyje në borxhe të mëtejshme dhe të vonojë shlyerjen e kredive që ka marrë për të ‘financuar’ vetë shtetin”, tha ai.

Nga ana tjetër Bushati u shpreh se vendi ka dhe probleme me defiçitin buxhetor. “Një shtet që nuk i përmbahet ‘kontratës sociale’ ose dhe asaj financiare nuk mund të ketë moralin e duhur për të kërkuar korrektese tek qytetarët apo dhe sipërmarrësit e vet”, u shpreh Bushati.

NOA

KOMENTE